KRYEFAQJA » LAJME » PD këmbëngul: Balla mbështetës i Begës!
PD këmbëngul: Balla mbështetës i Begës!

PD këmbëngul: Balla mbështetës i Begës!

Partia Demokratike e opozitës vazhdon të akuzojë numrin dy të PS, sekretarin e përgjithshëm Taulant Balla se ka mbështetur me fonde shtetasin, Edmond Bego, i arrestuar pak ditë më parë në Greq, por i liruar më pas për mungesë provash. Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka publikuar para mediave dokumente sipas tij që vërtetonin tha se kompania e Edmond Begos ka përfituar 10 milionë euro nga paratë e taksapaguesve në autostradën Tiranë-Elbasan. “Rasti më flagrant është ai i ndërtimit të autostradës së Elbasanit. Partia Demokratike ka vërtetuar se kompania “Inerte Express” e trafikantit të drogës dhe mikut të familjes së Taulant Ballës ka përfituar 10 milionë euro që nga viti 2015 deri më sot nga paratë e taksapaguesve shqiptarë” tha zoti Strazimiri. Sipas tij “Është kjo një nga arsyet pse gjendja për njerëzit e zakonshëm është përkeqësuar dhe mesatarisht 45 biznese mbyllen në ditë, që kur Edi Rama vendosi thundrën në ekonominë shqiptare”.
PD vazhdon të këmbënguli që prokuroria duhet të nisi hetimet ndaj Begos, por edhe ndaj sekretarit të përgjithshëm të PS Taulant Balla, si mbështetës i tij. Ky i fundit, ndërsa ka deklaruar se ka njohje me biznesmenin Bega, ka hedhur poshte në mënyrë kategorike se ai ka përfituar mbështetje politike.

Sicred