KRYEFAQJA » LAJME » PD, kallëzimi në Prokurori për deputetët e PDIU-së

PD, kallëzimi në Prokurori për deputetët e PDIU-së

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në prokurori kërkesën për kontrollin e të dhënave të dekriminalizimit për deputetin e PDIU-se Aqif Rakipi dhe për deputetin socialist Gjetan Gjetani, lidhur me dyshime për fshehjen e të dhënave për aktivitet kriminal, që sipas ligjit për dekriminalizimin argumenton PD duhej ti pengonte për të marrë poste publike apo për tu zgjedhur. Sipas Partise Demokratike nisma eshte marre pas denoncimeve nga publiku dhe partnerët prane kesaj force politike, për të verifikuar nëse të dy këta deputetë kanë fshehur rekorde kriminale në të kaluarën e tyre në lidhje me  aktivitete të paligjshme të kryera në Itali. Deputeti Socialist Gjetani thekson se akuzat ndaj tij janë politike. Ndërsa PDIU ka theksuar se deputeti Rakipi është i hapur për çdo investigim, edhe pse gjykon se shpifjet sikundër janë ato të Partisë Demokratike nuk mund të përbëjnë element të jetës politike të vendit. Thënë këtë , PDIU përforcon se akuzat e opozitës janë thjesht politike pasi deputeti Rakipi është verifikuar nga institucionet ligjzbatuese për drekriminalizimin dhe zyrtarisht Interpoli dhe Prokuroria kanë deklaruar se nuk ka të dhëna për implikimin e tij. Ai është deputet për herë të dytë, me një mbështetje të madhe në Elbasan, dhe duket se kjo është hal në sy për Partinë Demokratike, që rrezikon të mbetet fuqi e tretë politike në atë qark, thekson PDIU,duke i bërë thirrje Lulzim Bashës që të mos transferojë problemet e saj të brendshme diku tjetër .

 

 

 

Sicred