KRYEFAQJA » LAJME » PD: Hapim Procesin Zgjedhor për kryetar të PD
PD: Hapim Procesin Zgjedhor për kryetar të PD

PD: Hapim Procesin Zgjedhor për kryetar të PD

Në kulmin e polemikave brenda Partisë Demokratike për humbjen e saj të thellë në zgjedhjet e së dielës, strukturat e saj kanë njoftuar se kanë çelur zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri. Një vendim i firmosur nga dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, njoftohet se zgjedhjet do të mbahen më 22 korrik. Njoftimi bën të ditur se kandidaturat do të paraqiten deri në 2 korrik, vetëm pesë ditë nga dita e mërkurë. Kandidatura e parë u shpall nga vetë kreu i deritanishëm Lulzim Basha i cili ndërsa ngriu funksionet e tij, njoftoi se do të rikandidojë. I dyti ishte ish kreu i PD në vitet 1992-1995 Eduard Selami.
Vendimi përmbajtjen e zgjedhjeve vjen ndërsa një ditë më parë figura të njohura të PD i kërkuan me ngulm dorëheqjen e parevokueshme kreut aktual Lulzim Basha si përgjegjës për humbjen katastrofike në zgjedhje. Por lideri i padiskutueshëm i PD Sali Berisha këshilloi të mërkurën  se “Rruga e ringritjes nuk eshte kurre e lehte, ajo kalon permes BASHKIMIT dhe jo permes PERÇARJES as dhe PERJASHTIMIT”.

Sicred