KRYEFAQJA » LAJME » PD do vazhdojë të denoncojë lidhjen e pushtetarëve me botën e krimit
PD do vazhdojë të denoncojë lidhjen e pushtetarëve me botën e krimit

PD do vazhdojë të denoncojë lidhjen e pushtetarëve me botën e krimit

Partia Demokratike më e madha e opozitës në Shqipëri do të vazhdojnë të denoncojë lidhjet që sipas saj kanë pushtetarët socialistë me botën e krimit . Kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar demokrat. Edhe nëse këtë të enjte mund të mos zhvillohet seanca plenare, kreu i PD Lulzim Basha kërkoi nga deputetët që në komisione të diskutohen të gjitha çështjet e nxehta, që nga “Çështja Xhafaj” , ajo e Teatrit Kombëtare, Reforma në Drejtësi , e veçanërisht për ndryshimet që pritet ti bëhen ligjit të magjistraturës. Ndryshimet në këtë ligj me iniciativë të shumicës, mësohet se janë konsideruar nga ish kryeministri Berisha si “puç shtetëror i planifikuar” .
Ndërsa kreu republikan Fatmir Mediu ka theksuar se Reforma në Drejtësi ka dështuar, duke futur në kolaps veçanërisht Gjykatën Kushtetuese. Ish kryeministri Berisha nënvizoi në mbledhjen e grupit parlamentar se mosfunksionimi i kësaj gjykate është programuar nga Qeveria Rama. Një temë e rëndësishme e diskutimit të ligjvënësve demokratë mësohet se ka qenë edhe çështja e ngritjes në Shqipëri të një kampi për ish luftetarët e ISIS. Deputetet e kanë konsideruar të padëshirueshme ngritjen e tij sepse mund të jetë pre e bandave dhe grupeve mafioze. Ata kanë apeluar për sensibilizim e opinionit publik në lidhje me rrezikshmërinë që paraqet.

Sicred