KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » PD: Do anullojmë konçesionet me bizneset e korruptuar!

PD: Do anullojmë konçesionet me bizneset e korruptuar!

Partia Demokratike eopozitës ka paralajmëruar se me ardhjen e saj në pushtet do të anullojë koncesionet me bizneset e korruptuar. “Nga 200 partneritetet që ka bërë qeveria Rama, nuk janë bërë me kompani europiane. Pasi vetëm ata i sjellin një pjesë të parave Ramës” tha të martën deputeti demokrat Agron Shehaj. “Nuk bëhet Shqipëria me ministra të etur për pushtet. Anulimi i koncensioneve do të jetë hapi i parë që do të marrë PD kur të vijë në pushtet. Do jetë detyra jonë parësore që të ndalojmë këtë vjedhje. Askush nuk duhet të mendojë se mund të vjedh shqiptarët se kontratat e PPP-ve korruptive. Shteti i ka të gjitha instrumentet e nevojshme që të mbrojë paratë e shqiptarëve” tha zoti Shehaj.
Kjo nuk është hera e parë që PD lëshon deklarata të tilla. Më parë kreu i saj Lulzim Basha, duke debatuar lidhur me çështjen e ndërtimit të Teatrit Kombëtar ka paralajmëruar kryeministrin Rama dhe investitorët dhe ndërtuesit e projektit se “Nuk ka shans të gëzoni frytet e një ndërmarrjeje të tillë kriminale”. “Nëse guxoni t’i vini minat Teatrit Kombëtar, të jeni të sigurtë që minat do t’jua vëmë dhe kullave tuaja me ligj” tha zoti Basha. “Nëse kryetalebani dhe aksesorët e tij, në këtë krim, nuk tërhiqet do i përgjigjemi me luftë total” ka paralajmëruar ai.