KRYEFAQJA » LAJME » PD dhe LSI kundër Ramës
PD dhe LSI kundër Ramës

PD dhe LSI kundër Ramës

Opozita shqiptare ka reaguar mjaft ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit socialist Edi Rama në Prishtinë gjatë festimeve të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, se Shqipëria dhe Kosova mund të kenë një president simbol të unitetit kombëtar. Reagimi madje ka qene brenda kuadrit të një lufte të ashpër politike dhe përdorimit të një fjalori me epitete fyese ndaj kundërshtarit.

Kreu i PD Lulzim Basha tha se “Nuk i duhet as Shqipërisë dhe as Kosovës një politikan më shumë, një hajdut më shumë, por i duhet një treg i përbashkët. Të gjithë i dimë problemet e jashtëzakonshme të dy ekonomive tona, na duhen zgjidhje që funksionojnë për qytetarët” tha kreu i PD.

Për nënkryetarin e LSI Petrit Vasili “Edi Rama kishte si mision të prishte festën, duke përdorur një idiotësi. Në momentin që Kosova hodhi hapin e madh duke miratuar Demarkacionin, Edi Rama hodhi një gurë në lumë me idenë e tij, e cila nga ndërkombëtarët mund të përkthehet si ajo e Shqipërisë së Madhe” citohet të ketë thënë zoti Vasili.

Sicred