KRYEFAQJA » LAJME » PD dhe LSI , kërkesë për Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi
PD dhe LSI , kërkesë për Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi

PD dhe LSI , kërkesë për Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi

Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim kerkojne anullimin e votimit te ligjit per percaktimin e procedures se vecante per negocimin dhe lidhjen e kontrates per godinen e re te Teatrit Kombetar . Kryetari i Grupit Parlamentare te PD-se Spaho si edhe ai i LSI-se Vasili , i jane drejtuar sot me kerkese Kryetarit te Kuvendit Gramoz Ruci per anullimin e ketij votimi ,pasi sipas tyre ky proces eshte falsifikuar. Nga zbardhja e listes se deputeteve qe kane votuar pro ketij ligji nga ana e Kuvendit , eshte perfshire edhe deputeti i Lsi-se Vangjel Tavo . Nderkohe qe ky deputet sipas Spahos dhe Vasilit jo vetem qe nuk ka votuar pro shembjes se Teatrit Kombetar , por ai nuk ka qene i pranishem as ne seancen plenare . Grupet parlamentare te opozites i referohen ne kerkese rregullores se kuvendit si edhe Kushtetutes . Opozita edhe permes kesaj kerkese e konsideroi ligjin per prishjen e Teatrit Kombetar votuar vetem nga votat e shumices, antikombetare , korruptiv dhe antikushtetues.

Sicred