KRYEFAQJA » LAJME » PD dhe LSI këmbëngulin në heqjen e imunitetit të Tahirit
PD dhe LSI këmbëngulin në heqjen e imunitetit të Tahirit

PD dhe LSI këmbëngulin në heqjen e imunitetit të Tahirit

Përfaqësuesit e opozitës së djathtë dhe të majtë në Këshillin për Rregulloren, Imunitetet dhe Mandatet që po diskuton rreth imunitetit të ish ministrit të brendshëm Tahiri, akuzuan maxhorancën socialiste se po mundohet të mashtrojë shqiptarët, ndërsa këmbëngulin se imuniteti i tij duhej hequr. Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se “Ajo që po ndodh tani është që mazhoranca dhe Edi Rama duan që të lënë në errësirë shqiptarët për të kuptuar të vërtetën. Xhindet kanë dalë nga shishja dhe nuk futen më në të. Kjo është ajo që duan t’u fshehin shqiptarëve, të vërtetën e përfshirjes jo vetëm të ish-ministrit të Brendshëm dhe jo vetëm aq” tha zoti Alibeaj. Ndërkaq edhe LSI po kërkon mengulm heqjen e imunitetit të ish ministrit Tahiri. Deputeti i LSI Nasip Naço “Unë dua të deklaroj se jam pro dhënies së autorizimit për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit. Ky është standard moral i LSI-së dhe i deputetëve të LSI-së” tha zoti Naço.

Sicred