KRYEFAQJA » LAJME » PD: Bileta e autobusëve në Shqipëri të kthehet 30 lekë
autobuset, tirane, shqiperi, leonard olli, 30 lek, transport, ulje cmimi, PD

PD: Bileta e autobusëve në Shqipëri të kthehet 30 lekë

Një vit pasi këshilli bashkiak i Tiranës vendosi rritjen e çmimit për biletën e transportit qytetas, këshilltarët e djathtë kërkojnë rishikim të këtij vendimi. Kërkesa vjen në një kohë pasi edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit e konsideroi të paargumentuar rritjen e çmimit dhe kërkoi pezullimin e tij. Kryetari i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli dërgoi në Bashki një projekt-akt, ku kërkon këto ndryshime. “Rikthimi i nivelit të çmimit të biletës së transportit urban në parametrat e mëparshme, në 30 lekë të reja, si edhe përjashtimi i fëmijëve që ndjekin arsimin e detyruar shkollor nga detyrimi për pajisjen me biletë” tha zoti Olli. Në fillim të vitit të shkuar bileta e transportit qytetas u rrit me 33 përqind, duke shkuar nga 30 lekë në 40 lekë. Bashkia e Tiranës e cila bisedoi me firmat private të transportit tha se kishte pranuar këtë rritje vetëm për shkak të indeksimit që nuk ishte bërë prej vitesh. Por rritja e çmimit nuk u shoqërua me rritjen e nivelit të shërbimit në transportin qytetas, përkundrazi qytetarët edhe më tej kanë pakënaqësi. Nga ana e saj Bashkia e Tiranës duket se po shikon mundësinë e krijimit të firmave publike të transportit ndërqytetas.

Sicred