KRYEFAQJA » LAJME » PD: Amnistia ka favorizuar kriminelët
PD rezolutë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

PD: Amnistia ka favorizuar kriminelët

Partia Demokratike e opozitës ka shfrytëzuar vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi, për të deklaruar qëndrimin e saj se kjo ngjarje nuk do të kishte ndodhur nëse, sipas saj krimineli nuk do të favorizohej nga amnistia. Partia Demokratike njoftoi se në fillim të legjislaturës së re do të propozojë një ligj i cili ndalon në çdo rrethanë uljen e dënimeve për vrasje dhe amnistimin e tyre. Demokratët mendojnë të propozojnë edhe ashpërsimin e dënimit për ata që ushtrojnë dhunë në familje, si dhe rritjen e mbrojtjes për viktimat e kësaj dhune.
Dy vjet më parë Fadil Kasemi kishte tentuar ta vriste ish bashkëshorten e tij Fildes Hafizin në Plazhin e Golemit. Në atë kohë gjykata e deklaroi fajtor Kasemin për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje” e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 3 vjet burg. Por ai u lirua nga burgu në janar të 2017 pas një amnistie të miratuar nga parlamenti e firmosur nga presidenti Nishani në dhjetorin e 2016, amnisti nga e cila përfituan 670 persona.

Sicred