KRYEFAQJA » LAJME » Pazari i Gjirokastrës, rrjetet kabllore dëtojnë imazhin
Pazari i Gjirokastrës, rrjetet kabllore dëtojnë imazhin

Pazari i Gjirokastrës, rrjetet kabllore dëtojnë imazhin

Kabllot e rrjeteve të shërbimeve të ndryshme në godinat karakteristike vazhdojnë të dëmtojnë imazhin arkitektonik të Pazarit të Gurtë të Gjirokastrës. Sipas banorëve telat dhe kabllot në fasadat e godinave muzeale krijojnë një imazh negativ të qytetit për turistët.
Aktualisht fasadat e godinave të gurta të Pazarit janë përfshirë në projektin restaurues, por në të nuk është parashikuar sistemimi i rrjeteve kabllorë. Sipas drejtoreshës së Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani, në muajin shtator do të nisë largimi i kabllove nga godinat karakteristike dhe sistemimi nëntokësor i tyre.
Pazari i Gurtë i Gjirokastrës është një ndër qendrat tradicionale me histori dhe vlera të veçanta jo vetëm për vendin tonë, por edhe më gjerë. Edhe këtë sezon turistik ai po tërheq vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj.