KRYEFAQJA » LAJME » Dhënia e nështetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas, Pavlopulos për shëndet Metën
Pavlopulos rreth nënshtetësisë shqiptare të Kryepeshkopit Janullatos

Dhënia e nështetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas, Pavlopulos për shëndet Metën

Vendimi i presidentit Ilir Meta për ti dhënë nënshtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Anasatas,  ka marrë vlerësimet e politikës më të lartë greke, duke shtuar ndjeshëm kreditet e marrëdhënieve mes dy vendeve në mes të diskutimeve të mbetura pezull për disa dhjetëvjeçarë. Mediat greke i kanë bërë vend gjithë protokollit të shtetit të tyre duke bekuar vendimin që praktikisht ishte surprizë në rrethet e Tiranës zyrtare dhe duke cituar presidentin grek e autoritete të larta të vendit fqinj. Sipas tyre Pavlopulos mësohet që në bisedë telefonike t’i ketë thënë presidentit të Shqipërisë Meta, se ky vendim i shërben klimës së bashkëpunimit dhe përmirëson në mënyre thelbësore marrëdheniet mes dy vendeve. Në të njëjtat terma ka qenë edhe një biseda me ministrin e jashtëm grek Kocias. Efekti i menjëhershëm i një vendimi të tillë lidhet me funksionimin e kishës së pavarur shqiptare të vendosur me gurthemeli nga Fan Noli në fillim të shekullit të kaluar, e përfunduar në vitet e qeverisjes së Zogut. Ballafaqimi i praktikave fetare pas një ndërprerjeje si ajo e paraviteve 90, u ndesh veç të tjerash edhe me nënshtësinë e autoritetit më të lartë të kishës ortodokse në vend, ndërkohë që Shqipëria e Greqia duket se po bisedojnë për zgjidhje të mëdha diplomatike mes tyre që çlirojnë potenciale njerëzore e ekonomike të konsiderueshme. Një takim i rëndësishëm mes ministrash të jashtëm është njoftuar të mbahet në 19-20 janar në Shqiperi.

Sicred