KRYEFAQJA » LAJME » Patriarku Kirill mbërrin në Tiranë
Patriarku Kirill mbërrin në Tiranë

Patriarku Kirill mbërrin në Tiranë

Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill ka mbërritur në të shtunën pas dite në Tiranë për një vizitë dy ditore. “Kjo vizitë e parë paqësore dhe historike ka një rëndësi të veçantë, pasi të dyja Kishat kanë përjetuar një persekutim të egër komunisto-ateist”, bën të ditur Kisha në një njoftim.
Programi i vizitës parashikon që ditën e diel, më 29 prill, në mëngjes, të dy Primatët e Kishave do të bashkëmeshojnë në Katedralen e Hirshme “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, me pjesëmarrjen e klerikëve të të dyja Kishave. Ndërsa pasdite, ora 18:00, do të jepet shfaqja festive në Qendrën Kulturore të Kishës Katedrale. Në fillim do të kryhet prezantimi i botimit në rusisht të librit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, “Deri në skajet e dheut”. Në Liturgjinë Hyjnore dhe në shfaqjen festive do të marrë pjesë edhe Kori Sinodal i Patriarkanës së Moskës.
Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill mbrëmjen e së dielës do të pritet nga presidenti Ilir Meta, i cili do të shtrojë një darkë në Pallatin e Brigadave.
Të hënën, më 30 prill, Patriarku Kirill do të ketë takime zyrtare, në Selinë e Presidencës, me presidentin Ilir Meta, si dhe në Selinë e Kryeministrisë, me kryeministrin Edi Rama.
Në fund do të vizitojë Manastirin e Shën Vlashit, Durrës dhe Akademinë Orthodhokse Theologjike “Ngjallja e Krishtit”. Largimi i vizitorit të lartë parashikohet të hënën në orën 14.00, nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Sicred