KRYEFAQJA » LAJME » Patozi nis takimet me antarësinë e demokratëve në mbarë vendin

Patozi nis takimet me antarësinë e demokratëve në mbarë vendin

Kundërshtarët e Lulzim Bashës do të nisin një tur takimesh me antarësinë e demokratëve në mbarë vendin. Sot pasdite në Durrës ish nën kryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi do të zhvilloje bashkëbisedim me bazën e PD-së, për të kuptuar sikundër shprehet ai se çfarë po ndodh me këtë forcë politike, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit për shkak të përgjegjësisë së Bashës. Sipas Patozit duhen gjetur të gjitha mekanizmat për bashkimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike dhe për këtë qëllim, sipas tij, nevojitet kontributi i gjithsecilit. Patozi dhe të tjerë ish funksionarë demokratë kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës,për ti hapur rrugë sipas tyre një gare të ndershme për postin e kreut të PD-së. Gjithashtu ata akuzojnë Bashën për dhunim të statutit , si edhe marrje peng të Partisë Demokratike për qëllime klienteliste .

Sicred