KRYEFAQJA » LAJME » Patinatorja ruse kryen rrotullimin e katërt

Patinatorja ruse kryen rrotullimin e katërt

Patinatorja ruse Aleksandra Trusova, kampionia e këtij viti, hyri në histori kur gjatë kërcimit të fundit në një garë ka ekzekutuar rrotullimin e katërt. 14-vjeçarja Trusova, nxënëse e trajnerit të njohur rus, Eteri Tutberidze, bëri një kombinim të katërfishtë kërcimi me rrotullim, quadroduple Lutz, duke mbledhur 146.7 pikë në kampionatin e të rinjve për Çmimin e madh që u zhvillua në Kaunas, Lituani. Ky rrotullim është realizuar për herë të parë nga australian Alois Lutz, në vitin 1913, dhe është një nga elementët më të vështirë të patinazhit artistik. Për nder të tij ky rrotullim mban edhe emrin e tij. Ai fillimisht është kryer vetëm nga patinatorët meshkuj në garat zyrtare. Pas këtij suksesi, Trusova tha se do të vazhdojë të punojë për të përmirësuar performancën e saj në ushtrimet e lira. “Isha shumë nervoze, pasi ishte turneu i parë i sezonit dhe përpjekja ime e parë për të bërë për të realizuar tri rrotullime – tha Trusova. – Në përgjithësi jam e kënaqur me rezultatet e mia në këtë rast, por kam kryer disa gabime në ushtrimet e lira. Do të vazhdoj të punoj për të përmirësuar performancën time. Aktiviteti i radhës është Çmimi i Madh në Slloveni dhe unë dua të paraqes aty të dy programet e mia në një mënyrë të përsosur”. Trusova është ylli i fundit, edhe pse adoleshente, që ka dalë nga shkolla e mrekullueshme e patinazhit rus e menjëherë arrin rezultate të jashtëzakonshme. Kujtojmë këtu se Alina Zagitova ishte vetëm 15 vjeç kur fitoi titullin kampione olimpike në Olimpiadën e Pjongçengut të këtij viti.

Sicred