KRYEFAQJA » LAJME » Vëzhgimi/Konsumimi i patateve të skuqura lidhet me vdekjet e hershme

Vëzhgimi/Konsumimi i patateve të skuqura lidhet me vdekjet e hershme

Mënyra sesi gatuhen patatet tashmë konsiderohen si çelësi i shëndetit tuaj. Personat që konsumojnë patate të skuqura dy apo më shumë herë në javë dyfishojnë rrezikun e një vdekje të hershme, në krahasim me ata që e shmangin këtë ushqim. Kjo sipas një studimi të publikuar së fundmi në Revistën Amerikane të Ushqyerjes Klinike nga një grup kërkuesish të drejtuar nga doktor Nikola Veronese, shkencëtar i Këshillit kombëtar të Kërkimit në Padova. Ngrënia e patateve që nuk janë të skuqura nuk lidhet me rrezikun e vdekshmërisë së hershme, thonë kërkuesit. Megjithëse shumë nga ne e dinë që patatet e skuqura mund të jenë të pashëndetshme, ka patur të dhëna të kufizuar shkencore që e mbështesin këtë. Kërkuesit ndanë 4400 pjesemarrës në vëzhgimin e tyre në nëngrupe duke u bazuar në shpeshtësinë e konsumimit të patateve të skuqura. Përgjatë tetë viteve, 236 pjesëmarrës në vëzhgim ndërruan jetë. Duke analizuar të dhënat për secilin grup, kërkuesit vunë re se personat që konsumonin patate të skuqura dy deri në tre herë në javë dyfishonin shanset për një vdekje më të hershme. Pomfrite, patatina apo çdo lloj patateje qe i nënshtrohet skuqjes, janë të gjitha të përshira në grupin e patateve të skuqura. Mosha dhe gjinia e pjesëmarresve nuk ndikoi në rezultat, por të dhënat treguan se meshkujt ishin më të predispozuar se gratë dhe të rinjtë më të predispozuar se moshat e më te vjetra për ta konsumuar këtë ushqim. Megjithëse studimi ishte vetëm vëzhgimor, kërkuesit besojnë se vaji i gatimit, i pasur me trans-yndyra, është një faktor i rëndësishëm që shpjegon vdekshmërinë në ata që hanë më shumë patate. Këto lloj yndyrnash rrisin nivelin e kolesterolit të keq në gjak, çka mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare.

Sicred