KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Pasuritë nënujore shqiptare

Pasuritë nënujore shqiptare

Teksa debati është shumë i nxehtë për trashëgiminë kulturore mbi tokë, një thesar shumë i madh dhe i pallogaritshëm qëndron nën ujë. Një kërkim i detajuar tashmë prej një dekade me ekspeditën amerikane ka dëshmuar hipotezat e historianëve antikë dhe bashkëkohorë mbi çështje të ndryshme të diskutueshme nga lashtësia deri në ditët tona. Sipas drejtorit të agjensisë së bregdetit Auron Tare, sasia e informacionit të mbledhur është shumë e madhe dhe gjurmët shkojnë që në shekullin e 7-të para Krishtit. Në ekspozimin e realizuar në Pedonalen e Tiranës janë rreth 30 nga ndoshta 30 mijë fotografi të shkrepura nën ujë, nga Vlora deri në kufijtë territoriale ujore me Greqinë. Por ndërsa Shqipëria renditet shumë lart për zbulimet nënujore qëndron paradoksalisht shumë poshtë në rajon për kuadrin ligjor, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë nënujore. Tare komentoi faktin që Ministria e Kulturës nuk e ka konsultuar në asnjë fazë për projektligjin e ri të trashëgimisë kulturore ku një vend të rëndësishëm zë edhe rregullimi i kuadrit ligjor për pasuritë e fshehura nga uji nën detin Jon dhe Adriatik.

Sicred