KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shqipëria turistike në amerikanen “Paste Magazine”

Shqipëria turistike në amerikanen “Paste Magazine”

Bregdet mahnitës, plazhe përrallore, ushqim të mrekullueshëm me shpenzime që nuk e rëndojnë xhepin, mund të jenë fjalët të cilat nuk do të mjaftonin për të përshkruar Shqipërinë, vendin e gjallë ballkanik. Kështu e ka filluar shkrimin e saj të publikuar në revistën amerikane Paste Magazine (Peist Magëziin), gazetarja Italiane Franceska Massoti. E ndërsa Shqipëria, po bëhet gjithnjë e më e vizituar nga turistët, ajo mbetet akoma e pazbuluar. Aty mund të gjendet një vijë bregdetare e mrekullueshme, dhe site historike fort tërheqëse, por arsyeja për të shkuar në Shqipëri është të zbulosh një vend të panjohur i cili mbështillet nga misteri pas dekadave të tëra të izolimit. Përgatituni të bini në dashuri me këtë vend të mrekullueshëm, që nga kryeqyteti Tirana, te ujrat e kristalta të jugut e deri tek qytezat antike. Një eksurksion nëpër Shqipëri është një aventurë e vërtetë, shkruan Massoti në shkrimin e saj.

“Harroni Londrën, Parisin apo Romën. Për një qytet të pasur me kulturë, histori dhe gastronomi, provoni Tiranën. Qendra e këtij destinacioni të gjallë, është Blloku, lagjia më e njohur e këtij qyteti’ shkruan gazetarja në shkrimin e saj, duke u sugjeruar më pas turistëve të vizitojnë me patjetër Beratin dhe Gjirokastrën, dy qytete të mbrojtura nga UNESKO dhe unike për historinë dhe mënyrën e ndërtimit të tyre. Sipas saj, Riviera Shqiptare eshte një zbulim për shumë udhëtarë sepse në të ndodhen plazhet e fundit të paprekura të Europës. Por para se të largoheni nga ky vend, duhet të kaloni disa orë në Parkun Arkeologjik të Butrintit, i cili ndodhet më pak se një orë larg Sarandës. Rrënojat antike të këtij qyteti dëi banuar që në kohërat prehistorike, e perfundon shkrimin e saj të publikuar në revistën amerikane Paste Magazine ( Peist Magëziin) gazetarja italiane Francesa Massoti.

Sicred