KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Pashk Përvathi sjell peisazhe nga e gjithë Shqipëria
Pashk Përvathi, sjell peisazhe, nga e gjithë Shqipëria

Pashk Përvathi sjell peisazhe nga e gjithë Shqipëria

Ka hequr dorë këtë herë nga guralecët dhe vendlindja e tij, Lezha, të pamungueshme në pikturat e tij. Por, ama, format e vogla katërkëndore nuk i ka lënë pa përdorur në ngjyrosjen e peizazheve, këtë herë nga gjithë Shqipëria. “Shqipëria e bukur” e ka quajtur ekspozitën e tij të 40-të, piktori i mirënjohur shqiptar, Pashk Përvathi, 59-vjeçari me një karrierë të gjatë ndërkombëtare, me ekspozita e vepra në galeritë e fondet e koleksionistëve në Europë, Amerikë e Azi. Nga viti i kaluar edhe “Mjeshtër i Madh” prej Presidentit të Republikës. Janë 61 piktura të reja, të shfaqura mbrëmë në Muzeun Historik Kombëtar, falë edhe mbështetjes së Institutit të Librit dhe Promocionit, që mbështet edhe koloninë e piktorëve të natyrës shqiptare, pjesë e të cilës edhe Përvathi. Por ç’të re sjell piktori ynë i natyrës këtë herë? Referuar thënies së tij se peizazhi nuk është siç ekziston, siç fotografohet, por si e konceptoj në mendimin tim, Përvathi dasher pa dashje shfaqet edhe si një psikolog modern, që mesazhet ama i jep me imazhe, pikturë.

Sicred