KRYEFAQJA » LAJME » Pas Tahirit Basha sulmon Ramën: Shiti Tahirin për të shpëtuar lëkurën!
Basha: Rama do të mbajë të lirë bashkepunëtorin e tij!

Pas Tahirit Basha sulmon Ramën: Shiti Tahirin për të shpëtuar lëkurën!

PD e opozitës nuk po ndalet në sulmin e saj ndaj maxhorancës socialiste. Pas ish ministrit të rendit Saimir Tahiri, tani në fokus është kryeministri Edi Rama. Kreu i PD Lulzim Basha doli pas dite në një konferencë shtypi duke deklaruar se “Faktet e antimafies italiane lidhin direkt Saimir Tahirin me trafikun e drogës dhe të armëve”. Por zoti Basha shtoi se “Sot nuk ka shqiptar të mendojë se Saimir Tahiri ka bërë në kokë të tij”. “Fakte tronditëse do të dalin në ditët dhe javët në vazhdim për ministra të tjerë të Edi Ramës” tha kreu i opozitës. Për zotin Basha reagimi i sotëm i kryeministrit tregoi se “Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij”. Kreu i PD shkoi edhe më tej duke përsëritur deklaratën e njohur se trafikantët e drogës konfirmuan skemën e blerjes së zgjedhjeve të 25 qershorit. “Gjithçka është bërë me bekimin e Edi Ramës që është përfituesi kryesor i parave të drogës së Habilajve” tha zoti Basha. “Vetë kriminelët pohojnë në përgjime se për të fituar zgjedhjet janë përdorur miliona euro. Këto janë fakte tronditëse para shqiptarëve dhe mbarë botës. Këto janë provat që tregojnë se si Edi Rama ka blerë votën dhe ka dhunuar zgjedhjet” tha ai. Zoti Basha paralajmëroi se PD do të thërrasë një tryezë me spektrin opozitar, për të diskutuar situatën më të fundit.”Për çdo shqiptar po troket ora e ballafaqimit me të vërtetën po troket ora e vendimeve të mëdha” tha kreu i PD.

Sicred