KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pas sulmeve ajrore-rihapet stadiumi në Siri

Pas sulmeve ajrore-rihapet stadiumi në Siri

I goditur nga sulmet ajrore, stadiumi kryesor në qytetin sirian Idlib i mbajtur nga rebelët priti një ndeshje miqësore, duke u rihapur pas tri vitesh. Idlibi është goditur nga bombardimet e rënda ajrore nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad. Restaurimi i stadiumit është bërë vetëm në sipërfaqe, sa për të luajtur një ndeshje normale. Në ndeshjen miqësore luajtën skuadra e helmetave të bardha, ata që shpëtuan zonat e mbajtura nga rebelët, kundër një ekipi nga Universiteti i Idlibit. Fillimisht pjesëtarët e të dy skuadrave ndihmuan në kryerjen e riparimeve bazë në stadium. “Ai ishte dëmtuar rëndë nga sulmet ajrore që pasonin në mënyrë sistematike, por ne e pastruam terrenin, rindërtuam dritaret dhe dyert dhe hoqëm gjithë rrënojat”, tha për AFP Yahya Arja, kreu i degës së Idlib të Helmetave të Bardha. Rihapja e stadiumit ka sjellë një moment lehtësimi dhe kënaqësie të vogël për lojtarët dhe tifozët. “Ky stadium është epiqendra e futbollit në provincën Idlib”, tha Assaad al-Assaad, një student i cili erdhi të përkrahte ekipin e tij të universitetit. – Rihapja do të thotë që jeta dhe sporti vazhdojnë, pavarësisht nga lufta dhe bombardimet”. Në ditët e ardhshme në stadium do të organizohet një mini-turne me gjashtë ekipe. Konkursi është quajtur “Dëshmorët e Gotas”, në kujtim të 1,700 civilëve të vrarë në Gotan Lindore.

Sicred