KRYEFAQJA » LAJME » Pas Ramës, Vasili dhe Fuga reagojnë ndaj Akademisë së Shkencave
Rama "uron" zgjedhjet në Akademinë e Shkencave: Uroj të gjeni fondet për vijimin e farsës!

Pas Ramës, Vasili dhe Fuga reagojnë ndaj Akademisë së Shkencave

Ndërkohë kryeministri Rama ka reaguar ashpër për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave. Në rrjetin social Facebook, duke e quajtur farsë proçesin, Rama paralajmëroi se nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën. Disa orë më vonë, kryeministri u shpreh hapur duke deklaruar se nuk do të ketë më asnjë fond në vazhdim pasi sipas tij Akademia zgjodhi farsën. Sipas Ramës, fondet nga buxheti i shtetit tani e tutje do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor. Nuk ka munguar në këtë debat dhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i cili shkruan në facebook se ngaky debat i madh konceptual dhe parimor kryeministri ka kuptuar vetëm që duhet t’i rrëmbejë godinën dhe të mos i japë më ca lekurina Akademisë. I ashpër ndaj zgjedhjeve të sotme ka qenë edhe akademiku Artan Fuga i cili bën thirrjë të shpëtohet sa më shpejt Akademia nga kalbëzimi. Përmes një shkrimi të gjatë, Fuga kërkon dorëheqjen ose ngrirjen nga të gjitha funksionet e kryesisë, si i vetmi hap që do të clirojë Akademinë e Shkencave nga modeli i vjetër.

Sicred