KRYEFAQJA » LAJME » Pas Milanit, edhe Barcelona interesohet për Zhegrovën
Pas Milanit, edhe Barcelona interesohet për Zhegrovën

Pas Milanit, edhe Barcelona interesohet për Zhegrovën

Nuk ka kaluar më shumë sesa një ditë që pas lajmit të bujshëm se Milani është duke shfaqur interesim të madh për lojtarin më të talentuar të Kosovës, Edon Zhegrovën, dhe janë edhe mediat e të tjera të kontinentit evropian që raportojnë se edhe gjigandja katalane, Barcelona, ka shprehur interesim për 19-vjeçarin. SportMediaset në Itali raportoi të martën se Milani është duke menduar ta marrë Zhegrovën si zëvendësues të turkut Hakan Çalhanollu, i cili ka zhgënjyer. Tanimë , raportohet se Barcelona, bashkë me Milanin, është klubi që ka shfaqur interesimin më të madh për ta pasur në radhët e tij lojtarin premtues të Genkut dhe Kosovës. Zhegrova kaloi nëpër akademinë e të rinjve në klubit të futbollit të St. Truidenit, dhe që prej verës së 2017-es është pjesë e Genkut në kampionatin belg. Në 27 ndeshje zyrtare për skuadrën belge, futbollisti nga Kosova, i cili mund të luajë në të dy krahët e sulmit, i ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar edhe 3 pasime për gol. Ndërkohë, 19-vjeçari ka luajtur 8 ndeshje me Kosovën, që prej debutimit të tij në mars të 2018-es, duke shënuar edhe dy gola.

Sicred