KRYEFAQJA » LAJME » Pas “Bulevardit të ri” inagurohet edhe parkingu nëntokësor
Pas "Bulevardit të ri" inagurohet edhe parkingu nëntokësor

Pas “Bulevardit të ri” inagurohet edhe parkingu nëntokësor

Afro dy vjet nga ardhja në krye të Bashkisë së Tiranës, kreu i saj Erion Veliaj ka inaguruar edhe një tjetër parkim publik nëntokësor. Parkingu me një kapacitet 328 vendesh, ndodhet tek “Bulevardi i ri”, vazhdim i “Bulevardit Zogu i Parë”. Ai do të jetë një tjetër mundësi lehtësimi për drejtuesit e makinave të cilët e kanë mjaft problem parkimin në Tiranë. “Sot hapim një pjesë të dytë të projektit të bulevardit, i cili është parkingu i dytë nëntokësor në Tiranë, pas atij te sheshi “Skënderbej”” tha zoti Veliaj. “Dy vite më parë as imagjinohej që Tirana të kishte disa parkingje nëntokësore. Sot hapim të dytin, ndërkohë që brenda vitit do të fillojmë parkingun pranë stadiumit “Qemal Stafa”, te sheshi “Italia”, për të zgjidhur edhe aty problemin e parkingut” tha kreu i Bashkisë së Tiranës.
Një ditë më parë në prani edhe të kryeministrit Rama u inagurua segmenti i parë i “Bulevardit të ri”. “Sigurisht është hera e parë, që ndërtojmë fillimisht shtyllën kryesore të bulevardit, pra të gjithë infrastrukturën nëntokësore dhe mbitokësore, përpara se të vijojë zhvillimi. Ne tashmë jemi në një situatë, ku po përgatisim të gjitha planet e detajuara vendore për një pjesë të madhe të zhvillimeve që do të ndodhin në këtë zonë, një pjesë rezidenciale, por shumica tregtare, për biznesin, ambiente zyrash, banka, hotele, etj.” paraqiti perspektivën e kësaj vepre kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Sicred