KRYEFAQJA » LAJME » Pas Athines, i dërguari i OKB-së viziton sot Shkupin

Pas Athines, i dërguari i OKB-së viziton sot Shkupin

I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Methju Nimetz, filloi sot një vizitë dy ditore në Maqedoni ku do të takohet me zyrtarët më të lartë të vendit. Ai do të takohet me presidentin Ivanov, kryeministrin Zaev, Ministrin e jashtëm Dimitrov, liderin e BDI-së Ali Ahmentin si dhe atë të VRMO-DPMNE-së. Para vizitës në maqedoni, i dërguari i OKB-së ishte në Athinë, ku pas një takimi me ministrin e jashtëm Nikos Kocias, i kërkoi Greqisë dhe Maqedonisë që ta shfrytëzojnë momentin dhe të zgjidhin konfliktin 25 vjecar për cështjen e emrit të Maqedonisë, ndërsa theksoi se dy palët dukeshin të angazhuara në mënyrë konkrete për arritjen e një marrëveshjeje. Duke e quajtur takimin me ministrin e jashtëm grek si konstruktiv, i dërguari i OKB-së tha se qeveria greke ishte e sinqertë dhe aktive në drejtim të arritjes së një zgjidhjeje. – E kemi diskutuar çështjen për 25 vjet dhe të gjitha palët e njohin atë mirë. Tani është koha për marrjen e vendimeve, – theksoi Nimetz. Sipas agjencise maqedonase të lajmeve Mia, Athina pritet që në mesin e muajit shkurt ti paraqesë shkupit një draft marrëveshje me katër pika , ku përfshihen propozime për emrin, irredentizmin, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rajonale të Maqedonisë, dhe masat për një axhendë pozitive. Sipas ministrit të jashtëm grek, pala maqedonase do të ketë mundësi të bëjë ndërhyrjet e saj në këtë marrëveshje.

Sicred