Partizani ndeshet të shtunën me Tërbunin dhe dy futbollistët e të kuqve kryeqytetas, Asion Daja dhe Lorenc Trashi, kanë bërë thirrje që të shmanget euforia përballë pukjanëve, të cilët mbajnë vendin e fundit në renditje.
Për të dy mesfushorët e kuq, çdo ndeshje e këtyre 5 javëve të fundit, do të merret më vete, pa menduar për të tjerat që vijnë pas.
Takimi Partizani-Tërbuni, i vlefshëm për javën e 32-të të Kategorisë Superiore, luhet të shtunën në mbrëmje, në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, duke nisur nga ora 19:00.