KRYEFAQJA » LAJME » Partizani fiton trofeun parasezonal “Paskuçi 2018”

Partizani fiton trofeun parasezonal “Paskuçi 2018”

Partizani është shpallur fitues i edicionit të dytë të trofeut Trofeu “Paskuçi 2018”, që u zhvillua të shtunën në mbrëmje në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, pasi ka mundur në finale Teutën vendase me rezultatin 2-0. Ky turne bëri bashkë 3 skuadra shqiptare dhe pasi e kishte mposhtur Lirinë e Prizrenit me një gol të vetëm, skuadra e trajnerit Skënder Gega ka vijuar të tregojë forcën edhe ndaj durrsakëve. Në fakt, kjo përballje që, sikundër edhe dy ndeshjet e para, konsistoi në 45 minuta lojë, nuk ka patur gola në gjysmën e parë të saj, por më pas do të jetë Belica që do të kalojë të kuqtë në epërsi.
Teuta do të mundohet të reagojë, por do të goditet në kundërsulm nga Partizani, që gjen edhe një gol tjetër me anë të Malës.
Partizani fiton 2-0 dhe u jep kështu dorën në mënyrën më të mirë të mundshme përgatitjeve për sezonin e ri.

Sicred