KRYEFAQJA » LAJME » Partitë e opozitës bashkërendojnë aksionin në parlament
Partitë e opozitës bashkërendojnë aksionin në parlament

Partitë e opozitës bashkërendojnë aksionin në parlament

Pas krijimit të Frontit të Bashkuar të Opozitës, janë intensifikuar edhe takimet mes Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi. Edhe të mërkurën ata zhvilluan një takim në selinë blu për afro afro 30 minuta. Pas përfundimit kreu demokrat Basha u tha gazetarëve të pranishëm, se takimi kishte si qëllim bashkërendimin e aksionit opozitar, si dhe qëndrimet që do të mbajë opozita në seancën e nesërme plenare. Deputet demokratë kanë vendosur të denoncojnë në çdo seancë dhe komision parlamentare, krimin e lidhur sipas tyre me pushtetin. Opozita ndërkaq pritet të nisë edhe protestat, por ende nuk ka një vendim përfundimtare për kohën e nisjes së tyre.

Sicred