KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani/ Partia Social Demokrate, e hapur për negociata

Gjermani/ Partia Social Demokrate, e hapur për negociata

Social demokratët gjermanë u shprehën sot janë të gatshëm për bisedime me parti të tjera për t’i dhënë fund stanjacionit në vend, pasi kancelarja Angela Merkel dështoi në krijimin e një koalicioni qeveritar. Kreu i Partisë Social Demokrate Martin Shulz kishte refuzuar më parë të krijonte një koalicion me konservatorët e zonjës Merkel, dhe ishte shprehur se partia e tij do të qëndronte në opozitë. Njoftimi i bërë nga kjo parti zbeh mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në vend. – Partia Social Demokrate nuk do t’i thotë jo diskutimeve, – u shpreh sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, pas tetë orë bisedimesh mes drejtuesve të saj. Megjithatë, sekretari i përgjithshëm nuk tha se me cilat parti do të negociohej, apo nëse social demokratët do t’i bashkoheshin ndonjë koalicioni të madh të drejtuar nga kristian demokratët e zonjës Merkel me aleatët e tyre të Bashkimit social kristian. Partia Social Demokrate e qendrës së majtë ka qeverisur me zonjën Merkel që nga viti 2013 deri në vitin 2017, por pas zgjedhjeve të 24 shtatorit, kreu i saj, Martin Shulz, deklaroi se nuk do ta rinovonte marrëveshjen qeverisëse. Ndërkohë, Shulz u takua dje me presidentin e vendit, i cili po zhvillon bisedime me krerët e partive, duke u përpjekur të ndërmjetësoje ndonjë marrëveshje koalicioni në mënyrë që të shmanget zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme në vend.

Sicred