KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Partia Komuniste kineze propozon zgjatjen e mandatit të presidentit

Partia Komuniste kineze propozon zgjatjen e mandatit të presidentit

Partia Komuniste Kineze ka propozuar që nga kushtetuta e vendit të hiqet një klauzolë e cila kufizon presidencat e vendit në dy mandate pesëvjecare. Sipas agjencisë së lajmeve Sinua, Partia Komuniste e Komitetit Qendror të Kinës ka propozuar heqjen nga Kushtetuta e Vendit të shprehjes se presidenti dhe zëvendëspresidenti I Republikës Popullore të Kinës nuk duhet të shërbejnë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshëm. Në vend ka patur spekullime se presidenti aktual Shi Xhinping do të kërkojë të zgjasë presidencën e tij përtej vitit 2023. Gjatë kongresit të partisë që u zhvillua vitin e shkuar, zoti Shi forcoi statusin e tij si lideri më i fuqishëm pas Mao Cedunit. Ideologjia e tij u inkorporua në kushtetutën e partisë, dhe në fund të konventës nuk u zbulua ndonjë pasues i tij. Zoti Shi ka qenë president që nga viti 2013, dhe pritet të largohet nga ky post në vitin 2023. Tradita e kufizimit me dhejtë vjet të presidencave u vendos në vitet 1990, kur lideri veteran Deng Shiaoping kërkoi të shmangte përsëritjen e kaosit që karakterizoi epokën maoiste dhe periudhën pas saj. Proprozimi për heqjen e kufizimit kohor të presidencës kineze do t’u paraqitet ligjvënësve gjatë sesionit vjetor të Kongresit Popullor Kombëtar, i cili fillon në datën 5 mars.

Sicred