KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Politika botërore në karnavalet gjermane

Politika botërore në karnavalet gjermane

Angela Merkel në lisharëse me liderin e SPD-së, Martin Shulz, presidentit amerikan, Donald Trump i ka hipur mbi shpinë një ari rus, ndërsa udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un luan me bombë bërthamore. Këto janë vetëm disa prej flotave satirike në paradën e karnavaleve në Gjermani, në atë që njihet si ‘e hëna e trëndafilave’, ose Rosenmontag. Tradita kërkon që në kamionët me mbulesa shumëngjyrëshe të vendosen karikatura që ironizojnë zhvillimet politike të vitit të kaluar. Flotat, të cilat u etiketuan si fyese nga kritikët, parakaluan përmes qendrave të qyteteve më të mëdha në krahinën e Rinit verior, përfshirë Këlnin, Dyseldorfin dhe Maincin. Vitin e kaluar imazhet e Donald Trumit që sulmonte seksualisht Statujën e Lirisë, bënë xhiron e rrjetit. Websajti zyrtar i paradës njoftoi se mbi 10 mijë njerëz moren pjesë në paradën e këtij viti. Sezoni i karnavaleve këtë vit u çel në 8 shkurt, me ato që njihen si karnavalet e grave.

(Visited 7 times, 1 visits today)
Sicred