KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti zgjedh KED, opozita e konsideron të jashtëligjshëm

Parlamenti zgjedh KED, opozita e konsideron të jashtëligjshëm

Kuvendi zgjodhi të premten me short anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Shorti u lajmërua se nuk do të hidhej nga presidenti Meta i cili kishte njoftuar kuvendin për këtë vendim. Përpara se kuvendi t’i nënshtrohej procedures teknike të shortit u vu re qartë se palët ndajnë pikepamje të ndryshme për zbatimin e Reformës në Drejtësi.
Mes emrave që dolën nga shorti bie në sy ai i prokurores Arta Marku e cila tanimë ka edhe postin e anëtares së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Këshilli i ri i emërimeve në Drejtësi do të nxjerrë listën e kandidatëve për anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe për pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
PD e opozitës tha se procesi ishte i paligjshëm.

Sicred