KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti voton vettingun, Topalli përplaset me Ramën
Parlamenti voton vettingun, Topalli përplaset me Ramën

Parlamenti voton vettingun, Topalli përplaset me Ramën

Parlamenti shqiptar ka votuar të shtunën pas dite me 100 vota pro, anëtarët e institucioneve që do të bëjnë rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, duke shënuar fillimin e procesit të vettingut.

Seanca shënoi një përplasje mes deputetëve të PD që nuk do të jenë më në parlamentin e ardhshëm dhe kryeministrit Rama. Ish kryetarja e parlamentet Jozefina Topalli, më shumë se ndaj kryeministri Rama, sulmin e saj e përqëndroi ndaj kreut të PD Basha. “Në këtë listë ka miq personalë të kryeministrit, njerëz militantë, politikë dhe të paaftë. Pjesa tjetër e emrave janë të paktit Rama-Basha. Nëse ky është produkti i paktit tuaj, kjo është një këmbanë alarmi. Nuk më shkon mendja që të votoj në bllok njerëz që kanë mbyllur çështje personale gjyqësore me para. Po fortifikoni korrupsionin në sistemin e drejtësisë” tha zonja Topalli duke spjeguar kështu dhe votën e saj.

Por kryeministri Rama ka reaguar menjëherë dhe ka mbrojtur disa nga emrat e juristëve në listë. “Jozefinë, unë i hodha një sy listës dhe nuk e kam parë ndonjëherë dhe nuk e kuptoj se ku i gjete gjithë këta miq dhe gjithë këta shokë të mi. Ti përmende Ina Ramën dhe Ina Rama nuk është mikja ime, pavarësisht se Ina Rama është shembull i shkeljes së të drejtave të njeriut. Njoh Albana Shtyllën dhe jam shumë krenar që ajo është këtu. Njoh edhe Sokol Çobon në distancë, të tjerët nuk i njoh. Më vjen keq që e mbylle me kaq nivel të ulët karrierën tënde parlamentare për këtë moment, se unë jam i bindur që do të rikthehesh një ditë këtu” tha zoti Rama. “Ky Vettingu është gjëja e duhur, por është kaq e vonuar dhe kaq e domosdoshme saqë ka mbështetjen e gjithë popullit shqiptar, majtas dhe djathtas. Nëse është vonuar deri këtu, jeni ju në radhë të parë përgjegjës” ku drejtua zoti Rama zonjës Topalli”, deklaroi ai.

Seanca u ndonje edhe nga trupi diplomatik ku ranë në sy ambasadori amerikan Lu dhe ambasadorja e BE Vllahutin.

Sicred