KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti votëbeson qeverinë “Rama 2”
Ndryshon paketa fiskale, komisionet ndërhyjnë në projektligjet e qeverisë

Parlamenti votëbeson qeverinë “Rama 2”

Parlamenti i Shqipërisë e përfundoi në orën 7 të mëngjesit të sotëm seancën e debatit mbi programin e qeverisë. Që prej mëngjesit të ditës së djeshme kur nisi maratona e diskutimeve, 121 deputetë folën në foltoren e Parlamentit duke qartësuar dallimet dhe kundërshtitë mes qeverisë dhe opozitës për programin e paraqitur nga kryeministri Rama dy ditë më parë. Pas diskutantëve dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, të fundit që folën në Kuvend ishin Kryeministri Rama dhe Kryetari i opozitës Lulzim Basha. Kryeministri u deklarua i pakënaqur nga niveli i diskutimeve të opozitës, ndërsa falenderoi kryetarin e parlamentit për debatin e zhvilluar në përputhje me rregulloren. Në orën 7 pa pesë të mëngjesit deputetët ju nënshtruan votimit të hapur elektronik duke i dhënë qeverisë së zotit Rama votëbesimin për përbërjen dhe programin politik. Ndryshe nga seanca e shkuar kur u votua për kryetarin e ri të kuvendit, opozita nuk pësoi rrjedhje votash, ndërsa shumica qeverisë qëndroi në kuotat e saj prej 78 votash. Pas votimit në seancën plenare, qeveria e re pritet të betohet para Presidentit të Republikes për të nisur zyrtarisht detyrën.

Sicred