KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti sot; Nga debatet për Teatrin, tek akuzat e forta në lidhje me krimin dhe vjedhjet
Parlamenti sot; Nga debatet për Teatrin, tek akuzat e forta në lidhje me krimin dhe vjedhjet

Parlamenti sot; Nga debatet për Teatrin, tek akuzat e forta në lidhje me krimin dhe vjedhjet

Nga debatet për ligjin e Teatrit Kombëtar, tek akuzat e forta për lidhje me krimin dhe vjedhjen, janë gjithçka është thënë në seancën parlamentare të ditës së enjtes. Sipas opozitarëve projekti për Teatrin është një vjedhje e pronës publike, por që sipas kret të demokratëve Lulzim Basha, është vijimësi e qeverisjes së Kryeministrit Rama në bashkëpunim me krimin. Por kreu i demokratëve Lulzim Basha ka lëshuar një mesazh edhe për ambasadorët e huaj në vendin tonë. Në kundërpërgjigjie, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla sqaroi edhe një herë lidhur me projektin për teatrin duke përmendur edhe të gjitha investimet e realizuara nga mazhoranca. Sakaq Balla i ka rikujtuar Bashës padinë e depozituar ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda lidhur me cështjen e eurove të sekuestruara në makinat Toyota ditë më parë në portin e Durrësit. Basha e Balla janë përplasur edhe më herët gjatë seancës kur kreu i opozitës kërkoi që në seancë të ishte i pranishëm dhe kryeministri Rama, ndërsa Balla tha se do i kërkohet Byrosë që të merren masa për fjalorin ofendues që përdori Basha. Në të njëjtën linjë të opozitës ka folur edhe kryetarja e LSI-së Kryemadhi e cila tha Kryeministri Rama nuk do të mund të shpëtojë nga ky krim që po kryen, ndërsa më herët pr/ligjin e ka mbrojtur edhe Ministrja e Kulturës Kumbaro e cila tha se ky Teatër nuk i qëndron më kohës.

Sicred