KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti, seancë e jashtëzakonshme
Më 9 shtator mblidhet parlamenti i ri

Parlamenti, seancë e jashtëzakonshme

Parlamenti në orën 18.oo do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e komisionit ad-hock, që miraton anëtarët e institucioneve të Vettingut. Pasi avokati i popullit dorëzoi listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e komisionit për ligjin e Vetingut, kryeparlamentari Ilir Meta me anë të një letre kërkoi nga kryetarët e grupeve kuvendore të dorëzojnë emrat e deputetëve që do të marrin pjesë në komisionin ad-hoc brenda orës 16.oo të ditës së sotme. Komisioni ad-hoc, që do të bëjë verifikimin e kandidaturave të sjella nga Avokati i Popullit dhe të rekomanduara nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, do të përbëhet nga 6 anëtarë, 3 të shumicës dhe 3 nga pakica . Gjithashtu, opozita e ka bërë me dije mos marrjen pjesë në parlament pasi, sipas tyre parlamenti i shqiptarëve është sheshi i protestës para selisë së qeverisë.

Sicred