KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti pritet të nisi sesionin e vjeshtës
Parlamenti pritet të nisi sesionin e vjeshtës

Parlamenti pritet të nisi sesionin e vjeshtës

Parlamenti shqiptar nis pasditen e 3 shtatorit sesionin e tij të vjeshtës. Hapja e tij vjen ndërsa marrëdhëniet maxhorancë – opozitë pavarësisht pushimeve të verës janë tensionuar ndjeshëm. Kjo për shkak të disa zhvillimeve gjatë kësaj periudhe, por edhe disa ngjarjeve nga sesioni i kaluar. Më i rëndësishmi duket ligji për teatrin i kthyer në parlament nga presidenti Meta, i cili është për momentin pika me nxehtë e marrëdhinieve mes palëve. Sipas programit të parlamentit dekreti pritet të diskutohet më 13 shtator, por kreu i opozitës Lulzim Basha paralajmëroi se nëse kalon ligji do të sjellë përplasje.
Para fillimit të seancës parlamentare të hënën pas dite, do të mbahen mbledhjet e grupeve parlamentare dhe konferenca e kryetarëve, për të diskutuar punën dhe kalendarin tre javor parlamentar. Në fokus janë edhe shumë ligje të debatueshëm.

Sicred