KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti nuk miraton listat e kandidatëve për KLP dhe KLGJ, shtyhet më tej Reforma në Drejtësi
Parlamenti nuk miraton listat e kandidatëve për KLP dhe KLGJ, shtyhet më tej Reforma në Drejtësi

Parlamenti nuk miraton listat e kandidatëve për KLP dhe KLGJ, shtyhet më tej Reforma në Drejtësi

Parlamenti shqiptar nuk ka miratuar listën e kandidatëve për KLP dhe KLGJ, duke shtyrë më tej Reformën në Drejtësi. Maxhoranca nuk arriti të siguronte të paktën 93 vota për të miratuar listat. Votimi i tyre mori përkatësisht për KLGJ 69 pro, 26 kundër 1 abstenim, ndërsa e KLP mori 72 vota pro, 26 kundër 0 abstenim. Sipas ligjit procedura të kthehet përsëri në nënkomisionin përkatës. Brenda dy ditëve nënkomisioni ad hoc duhet të miratojë një listë të dytë për t’ia kaluar Parlamentit në seancë plenare. Gjithnjë sipas ligjit procedura mund të zhvillohet deri në dy herë, pa ndryshuar emrat në listë dhe herën e tretë ato konsiderohen të miratuara edhe nëse nuk marrin 93 vota.

Sicred