KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti nis Vettingun
Parlamenti nis Vettingun

Parlamenti nis Vettingun

Gati 9 Muaj pasi parlamenti miratoi ligjin e “Vettingut” demokratët dhe socialistët nisën punën për të zbatuar Reformën në Drejtësi.
Në sallën e Komisionit Parlamentar të Ligjeve deputetët u mblodhën sot për herë të parë, për të konstituar një nga tre strukturat bazë që do të përzgjedhë njerëzit e “Vettingut”.
Nën kryesimin e socialistit Ulsi Manja, me nënkryetar demokratin Flamur Noka ky komision i posaçëm parlamentar do të kontrollojë 193 kandidatë që i kanë dorëzuar dosjet e tyre personale tek Avokati i Popullit.
Komisioni i posaçëm ka 6 anëtarë të ndarë në mënyrë të barabartë mes shumicës dhe opozitës dhe ka për detyrë vetëm të kontrollojë dhe dëgjojë kandidatët, me pas të përpilojë një listë me ata që janë më të mirët.
Ky komision verifikimi do ta pasojë detyrën tek dy komisionet e tjera përzgjedhëse, të cilat u plotësuan me anëtarët e opozitës gjatë seancës së jashtëzakonshme një natë më parë.
Procesi i “Vettingut” është hapi më i rëndësishëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Nga parlamenti do të përzgjidhen 27 persona që në organet e reja të Vettingut do të kontrollojnë imtësisht pasuritë dhe aftësitë profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sicred