KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti nis punimet mes tensionit dhe replikave
Parlamenti nis punimet mes tensionit dhe replikave

Parlamenti nis punimet mes tensionit dhe replikave

Seanca e parë e sezonit të ri parlamentar, duket se ka qenë vazhdim i seancës së 18 dhjetorit, ku maxhoranca dhe opozita u përplasën si rrallë herë, ndërsa zgjidhej prokurorja e pergjithshme Arta Marku.
Kreu i parlamentit Gramoz Ruçi u bëri thirrje grupeve parlamentare të japin kontributin për miratimin e KLP, KLGJ dhe Reformës Elektorale në pritje të hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE.
Por opozita duket e vendosur në qëndrimin e saj kundër zgjedhjes së kryeprokurores që ajo e konsideron si shkelje kushtetute. “Rikthehehmi në një sallë që e kemi lënë me një shije shumë të hidhur. Në seancën e fundit të këtij Kuvendi u shkel Kushtetuta. Kapja e drejtësisë nga ana e mazhorancës për disa dosje që i kërcënojnë” tha kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili.
Por për kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla “…seanca përmbyllëse e vitit të kaluar ishte shfaqja më e turpshme antiparlamentarizmit faturën për të cilën më lejoni t’ua them, opozita ja la faturën për të paguar popullit shqiptar”. “Shqipëria është sot më afër se kurrë çeljes së negociatave çka do të bënte një hap epokal në historinë e Shqipërisë. Nuk e meriton aspak as baltën, as tymin, as dëshpërimin e kësaj opozite që prej dy vitesh udhëhiqet nga frika nga reforma në drejtësi” tha zoti Balla.
Momente tensioni u krijuan pas kreu i parlamentit Ruçi i ndëpreu fjalën kreut të grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho. Kjo mjaftoi që deputetët demokratë të dilnin para foltores, ku rojet e gardës i penguan. Pas disa shkëmbime replikash zoti Ruçi ndëpreu seancën për pesë minutash.
Me rifillimin e saj Lulzim Basha, kreu i PD, në fjalën e tij këmbënguli se “Mazhoranca e kapur nga krimi kreu krimin kushtetues, kapi prokurorinë dhe që prej datës 18 dhjetor janë fshehur kolonat e demokracisë. Ky krim kushtetues i paralajmërua nga opozita, sepse rruga e nisur nga Kryeministri është rruga e aleancës me krimin për të marrë dhe mbajtur pushtetin”. “E vetmja mënyrë për të garantuar paprekshmërinë e kriminelëve është kapja shkelja e ligjit, e vetmja rrugë është kapja e shtetit para se të shkatërrohen” tha zoti Basha.
Seanca e sotme parlamentare reflektoi tensionin gjthnjë në rritje mes maxhorancës dhe opozitës, ndërsa kjo e fundit po përgatitet për protestën antiqeveritare të 27 janarit para selisë së qeverisë.

Sicred