KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti nis mes sfidash
Institucionet e Drejtësisë, ngrihet nënkomisioni Ad - HOC

Parlamenti nis mes sfidash

Sfidat e parlamentit në sesionin që nis të hënën do të jenë të shumta, por dominuese do të jetë zbatimi dhe plotësimi i Reformës në Drejtësi.
Sesioni i dytë i legjislaturës së nëntë që nis më 15 janar do të detyrojë shpesh partitë kryesore politike të kërkojnë konsensus, për shkak të projektligjeve që duhet të miratohen me shumicë të cilësuar dhe për shkak të ngritjes se institucioneve të reja të drejtësisë.
Konferenca e kryetarëve ka bërë gati kalendarin e punës për deputetët, i cili bëhet detyrues vetëm pas miratimit në seancën e pasdites së të hënës.
Roli i opozitës pritet të jetë domethenës në kushtet kur demokratët kanë bërë të ditur se marrëdhënia e tyre me kuvendin do të jetë e kushtëzuar.
Ajo çfarë do të jetë interesante gjatë javëve të para të sesionit të ri do të jetë përcaktimi i kalendarit për raportimet e organeve kushtetuese që varen nga kuvendi dhe këtu bëhet fjalë për një sërë titullaresh që duhet të justifikojnë përformancën e tyre gjatë vitit të shkuar para deputetëve. Për herë të parë do të raportojnë edhe ato institucione që i përkasin paketës së Reformës në Drejtësi, me interes do të jetë raportimi i Komisioneve të Vettingut dhe të prokurores së re të përgjithshme.

Sicred