KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti miraton rezolutën “Për reformën e politikës shtetërore për diasporën”
Parlamenti miraton rezolutën “Për reformën e politikës shtetërore për diasporën”

Parlamenti miraton rezolutën “Për reformën e politikës shtetërore për diasporën”

Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën “Për reformën e politikës shtetërore për diasporën”; një dokument i hartuar me propozim të Nënkomisionit parlamentar për Diasporën. Rezoluta përmbledh faktet juridike dhe veprimet e ndërmarra deri tani, në funksion të legjislacionit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Mes tyre janë krijimi i kanalit TVSH 3 të radiotelevizionit publik, fillimi i punës në Muzeun Historik Kombëtar, bashkepunimi midis Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës për kurrikulat dhe librat për shqiptarët në diasporë, puna për ngritjen e qendrave kulturore dhe e përpjekjet e deritanishme për të drejtën e votës së shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Rezoluta është një dokument i rëndësishëm për avancimin e angazhimeve të Shqipërisë për bashkëpunimin me Diasporën dhe rritjen e aksesit të saj në zhvillimin e vendit.

Sicred