KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti miraton ligjin për vetingun në polici dhe gardë
Parlamenti miraton ligjin për vetingun në polici dhe gardë

Parlamenti miraton ligjin për vetingun në polici dhe gardë

Projektligji që parashikon kontrollin e 12 mijë punonjësve të policisë së shtetit u miratua në parlament duke marrë edhe votat e partisë opozitare LSI. Votën pro të opozites e kishte paralajmeruar gjatë të hënës paradite kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Projektligji në votimin final mori 88 vota dhe tanime pritet vetem dekreti i Presidentit të Republikës që të hyjë në fuqi.
Projektligji parashikon kontrollin e figurës dhe të pasurisë së uniformave blu, duke synuar pastrimin e rradheve të policise nga të korruptuarit. Pas Reformës në Drejtësi, ky është projekti më i rëndësishëm, nga zbatimi i të cilit varet edhe pastrimi i rradhëve të Policisë së Shtetit e akuzuar si e implikuar në afera të shumta të jashtëligjshme.
Kuvendi miratoi të hënën pas më shumë se 12 orë diskutimesh me 121 vota pro edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm hetimor me kërkesë të Partisë Demokratike. Ky komision do të hetojë veprimet e parlamentit dhe të qeverisë, nese keto dy institucione kane mbeshtetur ish ministrin e brendshem Sajmir Tahiri i cili po hetohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda per akuzat e trafikut te lendeve narkotike ne bashkepunim me grupin “Habilaj”.
Komisioni hetimor eshte i pari i ketij lloji per kete legjislature dhe do te drejtohet nga demokrati Edi Paloka. Komisioni do te kete 11 anetare dhe do te punoje per tre muajt ne vazhdim. Opozita argumentoi ne parlament se shumica qeverisese me veprimet e saj ka favorizuar prodhimin e lendeve narkotike ne Shqiperi, ndaj ky komision hetimor sipas demokrateve do te hetoje per kete veprimtari. Ndersa deputetet e shumices parlamentare pavaresisht se e miratuan ngritjen e komisionit te kerkuar nga opozita, argumentuan se komisioni do te perdoret per tymnaje politike dhe si justifikim per deshtimet e opozites perballe elektoratit te saj.

Sicred