KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti miraton ligjin për pakicat dhe Komisionin e Reformës Zgjedhore
Parlamenti miraton ligjin për pakicat dhe Komisionin e Reformës Zgjedhore

Parlamenti miraton ligjin për pakicat dhe Komisionin e Reformës Zgjedhore

Pavarësisht polemikave me tone të larta mes maxhorancës dhe opozitës për afro 14 orë , parlamenti shqiptar ka miratuar me 117 vota pro dhe një kundër ligjin për pakicat kombëtare. Vota kundër ishte e kreut të PBDNJ Vangjel Dule i cili polemizoi ashpër me kryeministrin Rama dhe ministrin e jashtëm Bushati. LSI ndonëse u shpreh kundër votoi pro. E veçanta e ligjit është njohja e pakicës bullgare si minoritet. Ajo do të ketë të njëjtat të drejta si pakicat greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake dhe serbe.
Po sot parlamenti miratoi me 116 vota pro projektvendimin për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Komisioni do të drejtohet bashkarisht nga socialisti Bledi Çuçi dhe demokrati Oerd Bylykbashi dhe do të ketë përbërje të barabartë mes maxhorancës dhe opozitës. Sipas përkatësive nëntë anëtarë janë të PS, tre të PD, dy të LSI, një i PR dhe tre si të pavarur.

Sicred