KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti mbyll punimet mes tensionit dhe mosmarrëveshjeve
Tarifa e "Rrugës së Kombit" Rama dhe Basha përplasen në parlament

Parlamenti mbyll punimet mes tensionit dhe mosmarrëveshjeve

Pas 8 orësh të tensionuara, protesta e opozitës brenda sallës së parlamentit përfundoi bashkë me punimet e seances plenare. Pavarësisht bllokimit te foltores, deputetët e shumicës votuan disa nga projektvendimet e parashikuara në rendin e ditës, ndërsa Reforma Zgjedhore që u bë shkak për konfliktin e sotem, u shty për javën e ardhshme.
Pas mbylljes së seancës, kreu i opozites Basha deklaroi se kjo është një gjendje e papranueshme e demokracisë në Shqipëri.”Të marrin Parlamentin në duart e tyre. Grupi parlamentar i PD do të shqyrtojë këtë gjëndje të rëndë dhe do të rekomandojë hapat e mëtejshëm dhe nuk do të lejojmë kurrë që Gramoz Ruçi dhe Edi Rama ta kthejnë 30 vite më pas orën e Shqipërisë” tha zoti Basha.
Pavarësisht këtyre deklaratave dhe sjelljes së opozitës gjatë ditës, kreu i parlamentit Gramoz Ruçi, i cili kishte përjashtuar nga seanca plenare kreun e opozitës Basha, duket se është tërhequr nga vendimi i tij. “Duke qene se deputeti ndëshkohet për herë të parë, nuk po ushtroj kompetencën që më jep rregullorja për të thirrur Byronë e Parlamentit për të marrë masa akoma më të rënda për situatën e sotme” tha zoti Ruçi çka u komentua se ai e kish falur kreun e opozitës zotin Basha.

Sicred