KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti maqedonas ratifikoi marrëveshjen historike me Greqinë
Debate për shqiptarët në parlamentin maqedon

Parlamenti maqedonas ratifikoi marrëveshjen historike me Greqinë

Për të dytën herë në dy javë, parlamenti maqedonas ka ratifikuar marrëveshjen historike të arritur me Greqinë, pasi presidenti George Ivanov e bllokoi përkohësisht dokumentin. 69 deputetë në parlamentin me 120 vende votuan pro marrërveshjes, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në rivotim. Pasi parliamenti miratoi marrëveshjen në datën 20 qershor, presidenti George Ivanov refuzoi ta dekretonte atë, duke argumentuar se ishte kundër kushtetutes. Sipas kushtetutës së vendit, zoti Ivanov nuk mund ta bllokojë për herë të dytë marrëveshjen, por është i detyruar ta nënshkruajë atë. Pas rivotimit, Kryeparlamentari Talat Xhaferri u shpreh se do ta dergonte marrëveshjen në fletore zyrtare me një firmë dhe në të njëjtën mënyrë do të vepronte edhe me Ligjin e Gjuhëve, që Ivanov nuk e ka nënshkruar. Sipas marrëveshjes së arritur me Greqinë, emri zyrtar i shtetit do të jetë Republika e Maqedonisë Veriore, shkurt Maqedonia veriore. Zbatimi i marrëveshjes do të kalojë nëpër disa etapa. Ajo hyn në fuqi, pasi të kalojë proçedurat e brendshme në të dy vendet. Fjalën përfundimtare për të do ta kenë qytetarët e Maqedonisë që do të votojnë në referendumin përkatës që do të zhvillohet në vjeshtën e këtij viti.

Sicred