KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti, jo arrest për Tahirin
"Votimi Tahiri", maxhoranca dhe opozita rikonfirmojnë votat

Parlamenti, jo arrest për Tahirin

Parlamenti shqiptar votoi kundër kërkesës së prokurorisë se krimeve të rënda për të arrestuar ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, të cilin ajo e akuzonte si organizator i disa aferave të prodhimit dhe shpërndarjes së drogës. Votimi i hapur dha rezultatin 75 kundër dhe 60 pro kërkesës së prokurorisë. Vetë zoti Tahiri nuk ishte i pranishëm gjatë votimit. “Ju keni frikë nga e vërteta ” tha kryetarja e LSI tashmë në opozitë Monika Kryemadhi. Më parë jashtë parlamentit ish kryeministri Berisha, duke parashikuar rezultatin,  e konsideroi ditën e sotme dita më e turpshme e parlamentit. Parlamenti është mbushur me Habilaj, tha ndër të tjera ai.

Sicred