KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Parlamenti i parë Rural, zhvillimi i bujqësisë faktor për zhvillimin ekonomik

Parlamenti i parë Rural, zhvillimi i bujqësisë faktor për zhvillimin ekonomik

Nën kujdesin e kryetarit të kuvendit, Gramoz Ruçi realizohet parlamenti i parë rural shqiptar. Parlamenti do të zhvillohet për disa ditë rradhazi ku në fokus ka zhvillimin rural për zgjidhjen e problematikave të ndryshme që hasin fermerët. Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bahri Musabelliu tha se parlamenti ka në fokus trajtimin e një serie çështjesh për zhvillim rural. “Misioni i të cilit është edukimi profesional i studentëve. Aktiviteti bujqësor dhe rural në shqipëri ka një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Kontribon me rreth 21% në GDP dhe mban apo punëson rreth 48% të popullsisë rurale. Zhvillimi bujqësor dhe rural në shqipëri karakterizohet nga çështje shumë dimensionale” theksoi zoti Musabelliu. Parlamenti i parë rural shqiptar përfaqëson një platformë advokuese për ndërtimin dhe rrjetëzimin e zhvillimit rural. Vetëm sektori bujqësor gjeneron rreth 18% të PBB së vendit, ndërkohë që punëson 48% të forcës punëtore.

Sicred