KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti i Maqedonisë, mes tensionit shqiptari Talat Xhaferri zgjidhet kryetar
Parlamenti i Maqedonisë, mes tensionit shqiptari Talat Xhaferri zgjidhet kryetar

Parlamenti i Maqedonisë, mes tensionit shqiptari Talat Xhaferri zgjidhet kryetar

Shumica parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë, deputetët e LSDM-së, Alencës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, zgjodhën Talat Xhaferin kryetar të Kuvendit. “Nga prezenca gjithsej 67 deputetë me 61 vota Talat Xhaferi është zgjedhur për kryetar i Kuvendit. Ja uroj postin e kryetarit të ri. Goran Misoski dhe Xhevat Ademi janë nënkryetarë” tha lideri i LSDM Zoran Zaev.
Zgjedhja e Xhaferrit është bërë në kushtet e një tensioni në rritje brenda në kuvendin e Maqedonisë. Xhaferri ka bërë betimin, por karrigia e kreut të Kuvendit mbahej e bllokuar nga deputetët e VMRO-së. Situata jashtë është mjaftë e tensionuar. Protestuesit “Për Maqedoni të Bashkuar” janë mbledhur para godinës së Kuvendit duke shprehur kundërshtimin e tyre.