KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti i Kosovës, seancë të jashtëzakonshme për rastin në Drenas

Parlamenti i Kosovës, seancë të jashtëzakonshme për rastin në Drenas

Rasti i abuzimit seksual dhe kryerjes së abortit të vajzës së mitur nga Drenasi është pika e vetme e rendit të ditës në seancës së sotme të kuvendit të Kosovës, rast për të cilin kryeparlamentari Kadri Veseli u shpreh para seancës se është i rëndë por edhe se nuk do të lejohet që të cenohen institucionet për shkak të njerëzve të krimbur. “Në Republikën tonë nuk është shumë në traditën tonë, por ka ndodhur një rast i një abuzimi me një të mitur. Ky është rast i rënd, ky është rast i pamoralshëm, në botën demokratike kjo quhet edhe pedofili, është abuzim i pozitës zyrtare, por sido që të jetë ne si shoqëri, po ashtu si institucione kemi fuqi për të përballuar dhe për t’u ballafaquar me njerëz të tillë të cilët na e dëmtojnë imazhin e shtetit, imazhin e institucioneve, por mbi të gjitha na e dëmtojnë edhe etikën tonë nacionale. Këto gjëra nuk do të tolerohen, ky është mesazhi sot do të kemi edhe debat për këtë. Ajo çfarë dua të them si mesazh është t’i mbrojmë institucionet për shkak të njerëzve të krimbur, njerëzve të cilët janë, nuk mund të gjej shprehje për të shprehur edhe mllefin mbi sjellje të tilla”, tha Veseli.

Kreu i Kuvendit ka bërë thirrje që të ruhen institucionet e vendit nga njerëzit që abuzojnë me detyrën zyrtare, ndërsa ka theksuar se nuk do të ketë mëshirë ndaj çdo veprimi që cënon moralin dhe institucionet vendore.

Ndërsa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka theksuar se ngjarja është përgjgjësi insticuionale.

Sicred